Dinamo do të duelojë me Vllazninë në “Elbasan Arena” ditën e nesërme, duel që do të startojë në orën 16:30 dhe që është i vlefshëm për javën e 25-të të kampionatit.
Një sfidë pretendentësh mes ekipeve, që ndaj një rivali direkt për titullin vetëm 3 pikët bëjnë punë.
Skuadra e udhëhequr nga Ilir Daja ka 3 pikë më pak se shkodranët dhe fitorja në shtëpi për ta është mëse e detyrueshme.
Për të arritur diçka të tillë, klubi kërkon edhe mbështetjen e tifozëve.
Gjithashtu kanë nxjerrë në shitje edhe biletat për këtë përballje. Ndër të tjera kanë zbuluar edhe çmimet e tyre që variojnë nga 500 – 1500 lekë.