Egnatia bëhet “top” para Partizanit

Futboll

Egnatia bëhet “top” para Partizanit

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 14:28
Egnatia

Egnatia do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme dhe të luftuara në Superiore.

Ditën e nesërme do të presë në “Egnatia Arena” skuadrën e Partizanit për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 25-të të kampionatit.

Një sfidë mjaft e rëndësishme në luftën për titullin në Superiore. Rrogozhinasit kanë rikthime të rëndësishme para sfidës me “demat”. Kasa dhe Fernando plotësojnë grupin e skuadrës.

Të dy kanë kaluar gjendjen gripale që kishin së fundmi dhe tashmë do të japin kontributin e tyre ndaj të kuqve. Kjo padiskutim gëzon Edlir Tetovën që ndaj një prej rivalëve direkt do të jetë 2 “armë” më shumë ndaj tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat