Kombëtarja e Maqedonisë U17 po përgatitet për dy ndeshjet e datës 18 dhe 20 shkurt, ku takohet me Bosnjën dhe Hercegovinën.
Trajneri Kapinkovski ka ftuar edhe 7 shqiptarë.
Ndeshja e datës 18 shkurt do të luhet në orën 13:00, ndërsa ajo e datës 20 në orën 11:00.
Shqiptarët e ftuar janë: Alban Roçi (Brera), Nazif Ceka (Shkendija), Muhamed Mustafi (St. Gallen, Zvicër), Lorent Zhaku (Voska), Ditmir Hoxha (Voska), Florent Osmani (Shkendija) e Blendi Ganiu (Shkupi).