Guardiola mbron yllin: E keni gabim

Futboll

Guardiola mbron yllin: E keni gabim

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 15:42
Guardiola

Nicolas Gonzalez Iglesias është një futbollist spanjoll që luan si mesfushor për Manchester City.

I njohur më mirë si Nico Gonzalez, nuk ia doli mirë në debutimin e tij në FA Cup kundër Leyton Orient.

Mesfushori i ri që luan për Manchester Cityn, i blerë në merkaton e dimrit nga Porto për 60 milionë euro, pësoi menjëherë një dëmtim.

Një zëvendësim i detyruar për Guardiola-n pas 20 minutash lojë për spanjollin e lindur në vitin 2002, i cili megjithatë u rikthye menjëherë në stërvitje në kuadër të ndeshjes së Champions League kundër Real Madridit.

Nico nuk doli në fushë në ndeshjen e parë të play-off-it kundër Merengues, por në ndeshjen e radhës të Premier League kundër Newcastle, nëse ai është rikuperuar nga goditja që pësoi në FA Cup, ai mund të rikthehet për të luajtur si titullar.

Në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes ndaj Magpies, Guardiola e ka mbrojtur atë para gazetarëve të pranishëm.

“A ka pasur një fillim të vështirë? Nuk është një fillim i vështirë, ai u dëmtua. Fillim i vështirë është nëse luan keq, por nuk është kështu. Arriti me pak dhimbje, sidomos kundër Madridit nuk ishte 100%, por dita ditës po përmirësohet”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat