Mareska tërbon tifozët

Futboll

Mareska tërbon tifozët

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 15:47
Mareska

Vetëm pak ditë më parë Çelsi i Enco Mareskës u eliminua nga “FA Cup” edhe pse përballë kishte një rivale si Brajtoni.

Për herë të fundit këtë trofe klubi londinez e fitoi në 2018-ën dhe ky fakt ka irrituar jo pak tifozët e “Stamford Bridge”.

Pas ndeshjes situatën e rënduan edhe fjalët e trajnerit të skuadrës, i cili u mundua që të shikonte anën pozitive të eliminimit.

“Nëse do të më duhet të gjej diçka pozitive pas një humbjeje mund të them se është se do të kemi më shumë kohë për të përgatitur takimet e Premier League dhe ato të Conference League”, tha Enco Mareska duke tërbuar tifozët e Çelsit, të cilët akuzojnë italianin se është një trajner, të cilit i mungon mentaliteti fitues.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat