Futbollisti i Kombëtares me klub të ri

Futboll

Futbollisti i Kombëtares me klub të ri

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 16:13
Valon Ahmedi

Valon Ahmedi është transferuar zyrtarisht tek Rabotnicki. Klubi nga Maqedonia e Veriut afron shqiptarin, i cili konsiderohet një goditje e madhe në merkato.

30 vjeçari do të kalojë stinorin pranveron në ligën maqedonase pasi ra dakord me klubin nga Shkupi. Mesfushori shqiptar ka një karrierë të pasur duke luajtur në liga të ndryushme dhe nëpër ekipe si Sudtirol i Veselit, Ceje dhe Maribor në Slloveni.

Ahmedi ka luajtur 2 ndeshje për Kombëtaren në periudhën që ishte në top formën e karrierës së tij, ndërsa më shumë sfida për një klub i ka kryer në Bjellorusi në favor të Shakhtyor Soligorsk.

Lojtari kuqezi me tipare sulmuese vjen si agjent i lirë tek kryeqytetasit e vendit fqinj. Aventura e fundit e Valonit ishte Shkëndija, në po të njëjtën ligë, 1.MFL.

I lindur në Ohër, “liqenori” ka dalë si produkt nga Sudtirol në Itali teksa zotëron dhe shtetësinë italiane. Për shqiptarin nga Ilirida kjo do të jetë aventura e dytë në vendin fqinj, ku bashkohet me Belicën, ish-"Demin" që mbanm dhe shiritin e kapitenit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat