Situata te Vllaznia

Futboll

Situata te Vllaznia

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 16:16
Vllaznia

Vllaznia ka pasur një ecuri shumë të mirë në 2025-ën mes kampionatit dhe Kupës.

Kuqeblutë kanë pësuar vetëm humbjen 0- 2 ndaj Egnatias në Shkodër, në ndeshjet e tjera kanë treguar stabilitet.

Një element që i ka munguar në pjesën e parë të sezonit, ku kjo skuadër ka shfaqur ulje-ngritje.

Dhe kjo formë dhe stabilitet i shkodranëve duket se vjen nga fakti se grupi i futbollistëve është thuajse i plotë.

Në këtë situatë trajneri Brdariç nuk është i detyruar ta ndërrojë formacionin në çdo ndeshje për shkak mungesash. Tashmë ata kanë një formacion “tip”, që po automatizohet nga ndeshja në ndeshje.

Edhe ndaj Dinamos pritet konfirmimi i 11-shes së javëve të fundit. Vllaznia nuk ka lojtarë të pezulluar apo të dëmtuar momentalisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat