“Unë padyshim mund të jem i lumtur të luaj në një klub kaq të madh dhe një ekip kaq të fortë, duke mbajtur ende të gjithë mjedisin tim familjar rreth meje”.
I intervistuar nga kanalet zyrtare të Bayer Leverkusenit, në prag të super ndeshjes ndaj kryesuesve të Bundesliga-s, Bayern Munich, Florian Wirtz ka folur pak për veten e tij, duke përfshirë jetën brenda dhe jashtë fushës.
Duke u ndalur veçanërisht në kontributin e dhënë nga klubi i Aspirinave në rritjen e tij.
“Jam jashtëzakonisht mirënjohës që pata mundësinë të filloj mes profesionistëve. Ndjeva shumë besim, kisha shokë të shkëlqyer që në fillim, trajnerë të mirë dhe arrita të zhvillohesha në paqe.
“Kam qenë në gjendje të përmirësohem si lojtar vit pas viti. Edhe gjatë kohës së dëmtimit në gju kam marrë shumë mbështetje dhe kam gjetur kushtet më të mira në dhomën e zhveshjes së Bayer.
“Ekipi ynë është përmirësuar çdo vit dhe tani kemi një ekip vërtet të fortë. Unë sigurisht që mund të jem i lumtur që luaj në një klub kaq të mirë dhe një ekip kaq të fortë, dhe ende kam mjedisin tim rreth meje”.
Një pyetje e detyrueshme lind papritur dhe ka të bëjë me të ardhmen e tij, duke qenë se kontrata e tij skadon në 2027:
“Herët a vonë do të lexoni diçka dhe më pas do ta dini,” siguroi Wirtz. “Unë jam vetëm duke luajtur futboll për momentin, kështu që nuk ka asgjë më tej për sa i përket mua në këtë çështje”.
Megjithatë, Bayern Munich nuk ka humbur kurrë një mundësi për të përsëritur vlerësimin e tyre të madh për gjermanin e lindur në vitin 2003, i cili megjithatë vlerësohet nga Leverkusen me të paktën 140 milionë euro.