Jildiz luan çdo ndeshje te Juvja

Futboll

Jildiz luan çdo ndeshje te Juvja

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 16:43
Kenan Jildiz

I domosdoshëm… deri në një pikë të caktuar të lojës.

Kenan Jildiz është i vetmi lojtar i Juves që ka luajtur të gjitha ndeshjet e sezonit (35 nga 35), por ai është gjithashtu lojtari më i zëvendësuar nga Tiago Mota. 

Në 29 ndeshje në të cilat ka nisur si titullar, 17 herë nuk ka qëndruar në fushë deri në minutën e 90-të.

Ky është një trend i përgjithshëm, por që është bërë qartësisht më i theksuar në vitin 2025, veçanërisht që nga mesi i janarit. Në shtatë ndeshjet e fundit, numri 10 turk ka qëndruar dy herë në dhomat e zhveshjes në pjesën e parë dhe në tre të tjera është zëvendësuar rreth gjysmë ore nga fundi. Por pse e zëvendëson gjithmonë Tiago Mota?

ARSYET- Arsyeja e parë është sigurisht për shkak të konsumimit të një djali 19-vjeçar, i cili në sezonin e tij të parë si lojtar i madh dhe me gjithë sytë tek ai, ka luajtur tashmë më shumë se dyfishin e asaj që ka bërë në të kaluarën. Jildiz është lojtari i katërt më i përdorur në fushë nga Mota (2,437 minuta) pas Gatit (2,645′), Lokatelit dhe Kalulusë (krahasuar me dy të fundit vetëm për pak minuta). Vitin e kaluar, duke përjashtuar paraqitjet në Serinë C me Next Gen, ai luajti në total 1086 minuta. “Zgjedhje teknike”, e ka shpjeguar trajneri ndryshimin e fundit me Mbangula. Dhe vendimi dha rezultat. Ndërsa Jildiz nuk ka qenë më në gjendje të ndikojë te loja e Juventusit, ata që zënë vendin e tij (Ueah kundër Milanit, Vlahoviç kundër Empolit dhe Mbangula kundër PSV) janë treguar vendimtarë.

EMERGJENCA KA PËRFUNDUAR- Një aspekt tjetër lidhet ngushtë me larmishmërinë e lojtarëve, të cilët tani Mota mund t’i shfrytëzojë. Në periudhën në të cilën turku dukej i pazëvendësueshëm, Juventusi po luftonte me një emergjencë dëmtimesh që i bëri ata, në disa rrethana, të kishin një skuadër të reduktuar në minimum, me vetëm 14 lojtarë në dispozicion.

Përfundimi i emergjencës ka bërë që Motta tani ka më shumë mundësi nga pankina për të ndryshuar ndeshjen dhe për këtë arsye ai nuk heziton t’i përdorë ato. Dhe kjo, e kombinuar me momentet e vështira të Jildizit në fushë ka bërë që Kenani të mbetet i pazëvendësueshëm, por vetëm… përkohësisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat