Neymar drejt kthimit te Barcelona

Futboll

Neymar drejt kthimit te Barcelona

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 16:58
Neymar

Sulmuesi brazilian Neymar i ka dhënë lamtumirën Arabisë Saudite dhe milionave atje për t’u kthyer në vendlindje, te Santosi. Një kthim që shumëkush e ka cilësuar si “romantik”, pasi ai është klubi ku Nejmar u bë i famshëm.

Por duket se kjo është vetëm pjesë e planit të brazilianit, pasi objektivi i tij i vërtetë është një tjetër.

Sipas mediave spanjolle, Nejmar ka bërë këtë hap që të jetë i qetë në riaftësimin e tij sipas etapave që dëshiron ai, në një klub që do i japin minuta “sipas dëshirës”.

Kështu, ai pret të kthehet në formën optimale të tij pas dy viteve të kaluar mes problemeve të mëdha fizike që kanë kufizuar ndjeshëm minutazhin e tij në fushë.

Më pas, ai shpreson që brenda 6 muajve të jetë në gjendje që të kthehet në nivelet më të larta, jo vetëm të formës së tij fizike, por edhe të aktiviteteve në të cilat do të marrë pjesë. Objektivi i parë mësohet se është kthimi në Europë për të paktën një tjetër sezon, me Barcelonën që mbetet ëndrra e tij e madhe, pasi ka tentuar disa herë të bëhet përsëri pjesë e katalanasve.

Por objektivi përfundimtar i këtij plani është vetëm një, që të jetë në formën maksimale në verën e vitit 2026. Ai shpreson që të jetë pjesë e Brazilit dhe një prej liderëve të skuadrës që do të tentojë të sigurojë trofeun të ciline  ka tentuar disa herë, por duke dështuar në momentet vendimtare. Ai do të jetë turneu i fundit madhor që pritet të luajë sulmuesi brazilian me “seleçaon”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat