Legjenda e Bayern: Refuzova kalimin te Barcelona

Futboll

Legjenda e Bayern: Refuzova kalimin te Barcelona

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 22:56
Lahm

Philip Lahm kthehet pas ne kohe dhe zbulon oferten qe refuzoi kur trokiti Barcelona pasi ai ishte besnik i faneles se Bayern Munich:

“Kam pasur një ofertë nga FC Barcelona në 2008. Ata vazhduan të më kërkonin [të bashkohesha ne Spanje me ata]. Kjo ishte një njohje, vleresim dhe respekt por për mua nuk kishte asgjë më të mirë se të arrija sukses maksimal me klubin ku u rrita dhe ku më vonë u bëra kapiten.

Kjo ishte gjithmonë ajo që doja. Unë kam qenë shumë me fat që kam lindur në Mynih dhe kam luajtur një nga klubet më të mëdha në botë në atdheun tim dhe qytetin ku linda e u rrita. Të kalosh më pas nga ekipi i të rinjve te profesionistët dhe të bësh përparim ishte disi e pabesueshme.

Gjithmonë kam thënë më vonë se do të qëndroja këtu, doja të isha i suksesshëm me klubin tim. Mund ta kisha fituar më shpesh Ligën e Kampionëve diku tjetër, por nuk do të kishte qenë aq i vlefshëm sa me FC Bayernin tim.

Sezoni i Tripletes në 2013 ishte diçka shumë e veçantë për mua”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat