Ish-mbrojtësi i Kombëtares bëhet agjent i FIFA-s

Futboll

Ish-mbrojtësi i Kombëtares bëhet agjent i FIFA-s

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 23:55
Shqipëria

Pasi e mbylli me futbollin e luajtur, Kastriot Dermaku ka nisur një tjetër kapitull në jetën e tij. Mbrojtësi u tërhoq pak kohë më parë nga fushat e gjelbra për shkak të shumë dëmtimeve që pasuan karrierën e tij.

Dermaku e mbylli në moshën 33- vjeçare dhe klubi i fundit ishte Leçe. Ai më herët ka luajtur edhe për Parmën, Kozencën, Empolin, Lukeze, Melfi apo Pavia.

Ndërkohë, mbrojtësi që regjistron 13 paraqitje me Kombëtaren shqiptare është licencuar si agjent lojtarësh nga FIFA.

Pasi ka marrë provimin e nevojshëm për të ushtruar një detyrë të tillë, emri i Kastriot Dermakut është në faqen e FSHFsë, aty ku janë renditur të gjithë agjentët e FIFA-s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat