Rashica prezantohet në ekipin e tij të ri

Futboll

Rashica prezantohet në ekipin e tij të ri

Më: 14 shkurt 2025 Në ora: 23:59
Pamje nga prezantimi

Ermir Rashica është larguar përfundimisht nga Skënderbeu dhe Kategoria Superiore, për të vazhduar karrierën e tij në ekipin e FC Metalist 1925 në Ukrainë.

Tashmë transferimin e djaloshit të Shpresave të Shqipërisë e ka bërë të ditur dhe vetë ekipi ukrainas përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.

“Futbollisti i ri me i mire ne Shqiperi, Ermir Rashica - lojtar i FC Metalist 1925”, shkruan ekipi i tij më i ri.

Rashica do të mbajë numrin 19 në fanellën e klubit të tij rë ri. Kontrata që do të mbajë të lidhur sulmuesin shqiptar me FC Metalist është e vlefshme deri në qershor të vitit 2028.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat