Paris Saint-Germain po shpreson që ta joshë yllin e Liverpoolit, Ibrahima Konate, që të rikthehet në vendlindje këtë verë.
Kampioni francez tashmë ka filluar të bëjë planifikimet për verën dhe Konate është një ndër objektivat e tyre kryesor sipas ESPN.
Luis Enrique besohet se po kërkon një partner afatgjatë për Marquinhos dhe e sheh 25-vjeçarin si transferimin ideal.
Konate besohet se është i tunduar për rikthimin tek qyteti ku ka lindur dhe ku ka kaluar pesë vite në akademinë e Paris FC, por këtë sezon është i fokusuar tërësisht tek Liverpooli.
Reprezentuesi francez ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij dhe së fundmi konfirmoi se ka refuzuar ofertën e parë të rinovimit nga Liverpooli.
Problemet e tij me lëndime e kanë parandaluar atë që të luajë në më shumë se 22 ndeshje në një sezon të vetëm në Ligën Premier që prej transferimit të tij në 2021.
Teksa ai po luan muajt e fundit të kontratës, Konate ka fuqinë që të vendosë nëse e ardhmja e tij do të jetë larg ‘Anfield’ apo jo.