Zbulohet plani që ka Real Madridi në rast se vendosin ta shkarkojnë Ancelottin

Futboll

Zbulohet plani që ka Real Madridi në rast se vendosin ta shkarkojnë Ancelottin

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 09:36
Carlo Ancelotti

Gjatë muajve të fundit, ka pasur thashetheme sa i përket të ardhmes së Carlo Ancelottit tek Real Madridi. 

Duke marrë parasysh se ka qenë një sezon jo aq i mirë deri më tani për kampionin në fuqi të Spanjës dhe Evropës, janë hedhur dyshime mbi pozitën e tij, veçanërisht duke ditur se zëvendësuesi i tij po pret me krahë hapur. 

Ancelotti tashmë e ka udhëhequr Real Madridin drejt dy trofeve këtë sezon, duke fituar Superkupën e Evropës dhe Kupën Interkontinentale. 

Sidoqoftë, zyrtarët e klubit nuk janë të kënaqur me këtë dhe ideja është që të fitohet një trofe i madh në fund të sezonit, pra, të paktën një prej La Liga, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve. 

Nëse Real Madridi humbet në të tria garat, Ancelotti do të shkarkohej në fund të sezonit ka raportuar Relevo. 

Plani për momentin është që italiani të mbetet pjesë e klubit deri sa t’i skadojë kontrata në fund të sezonit 2025/2026, por largimi i tij do të shpejtohej për 12 muaj nëse ‘Los Blancos’ nuk arrijnë të fitojnë ndonjë trofe nga tani deri në verë. 

Në rast se Ancelotti largohet nga Real Madridi, zëvendësimi i tij do të jetë Xabi Alonso. 

Tashmë po merret si e mirëqenë se ish-mesfushori i madrilenëve do të marrë ‘frenat’ në ‘Santiago Bernabeu’, por pyetja e vetme mbetet se kur do të ndodhë kjo. 

Bayer Leverkusen, klubi aktual i Alonsos, është i vetëdijshëm për situatën, dhe sipas raportit, një pakt tashmë është arritur mes palëve, sipas të cilit klubi gjerman do ta lironte atë nga kontrata e tij nëse Alonso shpreh dëshirën të shkojë tek Real Madridi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat