Mehdi Taremi raportohet se është në rrezik që të shitet nga Interi në verë, vetëm një vit pasi iu bashkua si lojtar i lirë nga Porto.
Taremi pritet që ta nis nga minuta e parë në duelin ndaj Juventusit të dielën pasi Marcus Thuram dhe Marko Arnautovic janë në dyshim për t’u paraqitur në këtë derbi.
Një golashënues konsistent në Portugali para transferimit në Itali, reprezentuesi iranian ka gjetur rrjetën në vetëm tri raste në të gjitha garat, me vetëm një gol në Serie A pas 18 paraqitjeve.
Sipas një raportimi nga Calciomercato, Oaktree, të cilët morën kontrollin e Interit në fund të sezonit 2023/2024, janë të irrituar nga fakti se lojtari ka një pagë të madhe por nuk ka aq shumë vlerë si 32-vjeçar.
Raportimet e së premtes bëjnë me dije se Oaktree nuk do ta pranonin transferimin e Taremit në rast se do të kishin marrë në pronësi klubin disa javë më parë.
Kështu që mundësia që Taremi të largohet nga Interi në verë është tejet e madhe, por ai nuk është i vetmi.
‘Nerazzurrët’ gjitashtu po përgatiten që të ndajnë rrugët edhe me dy sulmuesit e tjerë Marko Arnatuovic dhe Joaquin Correa.