Taulant Xhaka zbulon ëndrrën që dëshiron ta realizojë së bashku me vëllaun e tij Granitin

Futboll

Taulant Xhaka zbulon ëndrrën që dëshiron ta realizojë së bashku me vëllaun e tij Granitin

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 10:53
Taulant dhe Granit Xhaka

Gjiganti zviceran Basel ka marrë një lajm të keq pasi Taulant Xhaka tashmë është bërë e ditur se do ta mbyll karrierën si futbollist profesionist aktiv në verë. 

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ai do të largohet përgjithmonë nga futbolli, pasi ai ka tashmë disa plane të cilat përfshijnë edhe vëllaun e tij Granit Xhakën. 

Ndonëse Taulanti kishte dëshirë që një ditë të luante sërish me Granitin tek Baseli kjo nuk u realizua, ani pse ishte dëshirë e kahmotshme edhe e Granitit si dhe shumë tifozëve të klubit. 

Për këtë Taulanti tha se ndihet i trishtuar, por la të hapur mundësinë që një ditë dy vëllezërit të punojnë së bashku si trajnerë tek Baseli. 

“Sigurisht që jam i trishtuar, ishte një ëndërr e imja. Por jam i lumtur që tani do të fillojë një kapitull të ri, atë të punës së trajnerit”. 

“Ku i dihet, ndoshta një ditë do të punojmë Graniti si trajner tek Basel ndërsa unë si ndihmëstrajner i tij”, ka thënë Taulanti për mediumin zviceran ’90min’. 

Megjithatë, Taulanti ka thënë se momentalisht po planifikon të distancohet për pak kohë nga futbolli për të kaluar më shumë kohë me familjen e tij. 

“Baseli më ofroi mundësinë për të qëndruar në klub, por kam nevojë për distancë”, përfundoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat