Edi Martini i ‘bashkohet’ Vllaznisë

Futboll

Edi Martini i ‘bashkohet’ Vllaznisë

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 11:58
Edi Martini

Disa javë më parë, Edi Martini u largua nga drejtimi i Teutës.

Klubi durrsak e zëvendësoi trajnerin shkodran me Bledar Devollin, i cili pas aventurën në Kosovë me Lirinë e Prizrenit, u rikthye në Shqipëri.

Ndërkohë që Martini vazhdon të jetë i papunë që prej largimit të tij nga “Djemtë e Detit”.

Megjithatë, trajneri i njohur ka marrë së fundmi një dhuratë tepër të veçantë.

Një fanellë e Vllaznisë me emrin “E.Martini” dhe numrin 50. Një dhuratë tepër e veçantë për trajnerin e njohur shkodran, duke e gëzuar me fanellën e ekipit të qytetit të tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat