Ilir Daja dhe Dinamo kërkojnë 3 pikët përballë Vllaznisë

Futboll

Ilir Daja dhe Dinamo kërkojnë 3 pikët përballë Vllaznisë

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 11:59
Ilir Daja

Dinamo dhe Vllaznia do të përballen ditën e sotme për të luajtur supersfidën e vlefshme për javën e 25-të të Superiores.

Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të startojë në orën 16:30.

Dy ekipet tashmë janë në ato pozita për të luajtur për pikë kreu.

Dinamo mban vendin e katërt me 40 pikë, ndërsa shkodranët me 3 pikë më tepër renditet të dytët në tabelën e klasifikimit.

Megjithatë, Ilir Daja ka një problem në këtë përballje, i cili quhet Thomas Brdaric.

Në 8 duele mes trajnerëve, ai i shkodranëve ka triumfuar 3 herë, ndërsa 3 herë ka patur barazim. Në krahun tjetër, Daja me 2 fitore kërkon që të shtunën të barazojë statistikat me 50 vjeçarin gjerman.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat