Ylber Ramadani ishte i ftuari i radhës i podcast-it të klubit të Leçes.
Mesfushori tregoi atmosferën që kishte gjetur në klub pas transferimit në Itali ndërsa gjithashtu tregon diçka më shumë edhe nga jeta e tij personale.
Mbi gjuhën - “Italishtja ishte disi e vështirë, në fillim nuk e flisja mirë dhe mezi e kuptoja, por tani ka ndryshuar gjithçka pasi e flas shumë më mirë”.
Mbi origjinën – “Unë jam shqiptar, por kam lindur në Gjermani. Jam i lumtur që kam pasaportë shqiptare”.
Ëndrra e fëmijërisë – “Kur isha i vogël ëndërroja që një ditë të isha futbollist profesionist dhe të luaja në një kampionat të madh, siç është Serie A. Kam luajtur në gjashtë vende të ndryshme, por në Itali futbolli është pak i vështirë.
Mendoj se në aspektin taktik futbolli në Serie A është i pari në Europë”.