Real Madridi do të zbresë të shtunën në fushën e lojës për sfidën me Osasuna-n në La Liga.
Në prag të ndeshjes, Carlo Ancelotti, trajneri i Merengues, foli në një konferencë për shtyp për të prezantuar ndeshjen:
"Jemi mirë, jemi të motivuar. Është një mundësi për të ruajtur pozicionin, por do të jetë e vështirë.
U larguam shëndoshë e mirë nga Manchesteri dhe tani është koha për të konfirmuar semsacionet tona".
Si e vlerësoni qëndrimin e Bellingham? Ai jep imazhin e një kapiteni...
“Ka personalitet dhe karakter. Është shumë i ri dhe ka gjithçka që duhet për të qenë një nga liderët e këtij klubi”.
A është gati Asencio të jetë titullari i padiskutueshëm?
"Këtu nuk ka elementë të padiskutueshëm. Por ai po tregon personalitet dhe karakter përballë kundërshtarëve të fortë... Po ecën shumë mirë dhe natyrshëm do të garojë me të tjerët për të qenë titullar".
Si është gjendja e Rüdiger dhe Alaba?
Si është gjendja e Rüdiger dhe Alaba?
“Po bëhen më mirë. Ata do të vazhdojnë të stërviten individualisht deri të hënën dhe do të jenë në dispozicion kundër City-t. Përfshirë edhe Lucas Vazquez”.