Guardiola pranon krizën pa fund të këtij sezoni

Futboll

Guardiola pranon krizën pa fund të këtij sezoni

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 12:16
Pep Guardiola

Vendi i pestë në klasifikim, 7 humbje dhe 16 pikë distancë nga Liverpool-i.

Pep Guardiola ka provuar të analizojë momentin e Manchester City para ndeshjes kundër Newcastle: “Liverpool-i dhe Arsenali kanë qenë gjithmonë në këtë sezon më të fortë se ne.

Më parë kishim besim me topin në këmbë, tani vuajmë kur e kemi. Nuk mund ta ndryshoj, nuk është diçka që ndodh pas tri ditëve stërvitje. E pyeta Gundogan: ti ke qëndruar një vit në Barcelonë dhe je kthyer, a ka ndryshuar diçka në Premier League? Ai më tha po. Kjo është e vërteta, ekipet janë përmirësuar”.

Një situatë vërtet e ndërlikuar për “Citizens”. Pasi u kualifikuan në “play off”-in e Ligës së Kampionëve, në xhiron e fundit falë fitores ndaj Bruges, anglezët humbën aktin e parë kundër Real Madridit.

Tashmë do të nevojitet një mrekulli për të vazhduar përpara në 1/8 finale, për të mposhtur “Los Blancos” në fushën e tyre, por mbi të gjitha do të nevojiten masa për të shmangur katastrofa të tjera.

Sidoqoftë, Guardiol thotë se kanë me çfarë mburren, referuar së kaluarës: “Një sezon i keq në 8 apo 9 vite mund të ndodhë.

A e keni parë Liverpool-in këtë sezon? Ata nuk mund të arrijnë 100 pikë tashmë, definitivisht jo. 99 pikë po, por jo 100, dhe shikoni çfarë sezoni kanë bërë. Kjo më bëri të kuptoj: Uaaaa, çfarë kemi arritur ne…”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat