Egnatia do të përballet ditën e sotme me Partizanit për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superiores.
Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Egnatia”, do të startojë në orën 13:30.
Trajneri i rrogozhinasve Edlir Tetova “qan e qesh” në prag të kësaj sfide. Kjo për shkak se në organikën e kampionëve ka mungesa të rëndësishme, por edhe rikthime që do të bëjnë punë.
Qendërmbrojtësi Arbenit Xhemajli do të mungojë për shkak kartonësh, ndërsa Redi Kasa vazhdon që të jetë i dëmtuar. Ndërkohë që në dyshim është Saloiu Guindo për shkak se po kalon një gjendje gripale.
Në krahun tjetër një rikthim i rëndësishëm është ai i Fernandos, me brazilian që mungoi përballë Elbasanit. Kjo ka bërë që Tetova të ketë dilema përsa i përket titullarëve që do të luajnë kundër “Demave”.