Po tregon vetën si lojtar

Futboll

Po tregon vetën si lojtar

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 12:48
Fermin Lopez

Ylli spanjoll, Fermin Lopez po kalon në një sezon të mirë për Barcelonën.

21-vjeçari, që nga debutimi i tij me skuadrën e parë sezonin e kaluar po tregon vetën si lojtar i rëndësishëm në mesfushë, duke u krahasuar shpesh me legjendat e këtij klubi.

Fermin, më tutje foli edhe për shancat e Barcelonës për Ligën e Kampionëve këtë sezon, ku kanë arritur të kualifikohen direkt në 1/8-tave të finales.

Herën e fundit që Barça fitoi Ligën e Kampionëve isha 12 vjeç, isha duke festuar, kaq i lumtur… ”.

“31 majin tjetër, Do të jem në fushë për finalen e Ligës së Kampionëve”, u shpreh Fermin.

Spanjolli, ka gjithsej 67 paraqitje dhe ka shënuar plot 16 herë dhe ka asistuar 6 herë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat