Fisnik Asllani nuk ka të ndalur me gola në Bundesliga II në Gjermani.
Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar për fitoren e Elversberg-ut me rezultat 2:0 në duel me Greuther Furth-in.
Asllani shënoi në minutën e 6-të.
Ky është goli i 12-të i tij në këtë rang të garave dhe renditet në pozitën e katërt.
Pas javës së 22-të në Bundesliga II, Elversberg renditet në vend të 6-të me 35 pikë e Greuther Furth në të 11-tin me 26 pikë.