Sot në orën 16:00 skuadra e Manëester Sitit do të ndeshet në “Etihad Stadium” me Njukasëllin në një duel, i cili do jetë vendimtar sa i përket fatit të ekipeve, të cilat aspirojnë për një vend në Champions Leaguen e sezonit që vjen.
Për Sitin kjo ndeshje vjen në momentin e gabuar pasi vetëm pak ditë më pas do të udhëtojë në “Bernabeu” për të luajtur një tjetër ndeshje të madhe me Realin.
Në vigjilje të takimit trajneri i Sitit u ka kthyer përgjigje kritikëve duke u thënë se: “Nuk është faji i lojtarëve, por i imi sepse në këto momente nuk po u kaloj atyre qetësinë e duhur”.
Më tej 54-vjeëari nuk u përmbajt dhe u tha gazetarëve: “Nëse mendoni se në Manëester nuk është bërë asgjë në vitet e fundit e keni shumë gabim. Ne jemi skuadra që ka thyer të gjitha rekordet në Angli. Unë po res që të shikoj një ekip në Premier të grumbullojë 100 pikë në një sezon. Gjithashtu po pres që të shikoj nëse do të ketë ndonjë skiadër tjetër që të fitojë katër tituj radhazi”.
Deklaratat e bëra nuk janë rastësore nga ana e Guardiolës, i cili e dinte fare mirë se në këtë sezon Liverpul nuk arrin dot të grumbullojë 100 pikë pasi deri më tani ka marrë 57 ndërsa në lojë janë ende 42. Iberiku e di fare mirë se edhe për këtë sezon rekordi i vendosur nga Siti në sezonin 2017/18.