Sulmuesi shqiptar shënon gol në Serie B

Futboll

Sulmuesi shqiptar shënon gol në Serie B

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 15:15
Silvio Merkaj

Silvio Merkaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Sudtirol po luan në shtëpi përballë Sampdorias.

Ndeshja e vlefshme për javën e 26-të të Serie B, është momentalisht 1-0.

Ishte pikërisht shqiptari ai që shënoi golin e vetëm deri në këto momente të sfidës. Merkaj e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 6-të, pas një asisti të marrë nga Molina dhe më pas dërgoi topin në rrjetë.

Kështu, Merkaj shkon në kuotën e 4 golave deri më tani në kampionat. Sulmuesi shqiptar gjithashtu ka asistuar në 3 gola të tjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat