Në prag të ndeshjes mes Juventusit dhe Interit, Felipe Melo ka folur për “Gazzetta dello Sport”: “Interi mbetet në zemrën time, pranoj që do të kisha dashur të qëndroja në Milano shumë më gjatë. Kur më thirri Mancini, ishte si të realizoja ëndrrën time të fëmijërisë.
Për mua, Simone Inzaghi ka ende ekipin më të fortë të gjithë kampionatit.
Gjithashtu, Interi ka një qendërsulmues të madh, që është gjithashtu kapiten i madh. E gjithë bota e vlerëson një lojtar si Lautaro Martinez.
Zemra e ekipit zikaltër, megjithatë, është Barella.
Gjithçka kalon nga ai në mesfushë, e pason topin me shpejtësi të lartë. Kujdes, megjithatë, ndaj Juventusit!
Rezultatet e punës së Thiago Mottës do t’i shohim me kalimin e kohës. Ai bëri një punë të jashtëzakonshme vitin e kaluar te Bologna, tani po mbjell farat…”