Arsenali ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:0 ndaj Leicester Cityt, në takimin e javës së 25-të të Premier League.
Arsenali ia doli në minutat e fundit të takimit.
Futbollisti Merino është kreator i fitores, duke shënuar në minutën e 81-të e 87-të.
Arsenali renditet në vend të dytë me 53 pikë e Leicester është në të 18-tin me 17 pikë.