Sir Alex Ferguson rikthehet në stol dhe do të punojë me një yll që Man Utd që nuk mundi ta transferonte

Futboll

Sir Alex Ferguson rikthehet në stol dhe do të punojë me një yll që Man Utd që nuk mundi ta transferonte

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 15:37
Sir Alex Ferguson

Sir Alex Ferguson rikthehet në stol dhe do të punojë me një yll që Man Utd që nuk mundi ta transferonte

Sir Alex Ferguson mund të ketë më në fund mundësinë të punojë me një lojtar që Manchester United nuk arriti ta transferonte gjatë kohës së tij si trajner.

Legjenda e futbollit u tërhoq nga menaxhimi në vitin 2013 pas fitimit të titullit të tij të 13-të në Premier League. Që atëherë, United nuk ka arritur ta rikthejë lavdinë e dikurshme, pavarësisht përpjekjeve të trajnerëve të ndryshëm.

Së fundmi është raportuar se Ferguson mund të rikthehet në stol për një ndeshje të veçantë. Ish-sulmuesi i United, Villarreal, Fiorentinës dhe Italisë, Giuseppe Rossi, i cili u tërhoq nga futbolli në 2023, ka vendosur të organizojë një ndeshje lamtumire në Firence më 22 mars.

“Ferguson do të jetë aty si trajner. Ai ishte trajneri im i parë kur firmosa kur isha 17 vjeç. Edhe pse bëra vetëm tre vite me të dhe luajta pak, ai menjëherë tha po për këtë event, dhe kjo tregon çfarë njeriu është ai”, tha 38-vjeçari derisa konfirmoi se Ferguson do të jetë prezent si trajner. Unë bëra pak te United, por ai më trajton si Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar 100 gola”.

Në këtë ndeshje pritet të marrin pjesë yje të njohur si Luca Toni, Antonio Cassano, Sebastien Frey, Borja Valero dhe Gabriel Batistuta.

Pikërisht ky i fundit është emri që Ferguson kishte dashur ta transferonte te United, por klubi nuk mundi ta përballonte marrëveshjen. Ish-kryetari i United, Martin Edwards, kishte pranuar më herët se transferimi i Batistutës dështoi për shkak të kërkesave të larta financiare.

“Ferguson dëshironte ta nënshkruante Batistutën. Ne e shqyrtuam situatën, por paga neto që kërkonte ai do të prishte strukturën e pagave në klub, kështu që u detyruam ta refuzonim,” kishte thënë Edwards për NBC Sports.

Vetë Batistuta kishte shprehur dëshirën për të luajtur në Old Trafford në vitin 2000, duke thënë për The Guardian.

“Nëse ndonjëherë largohem nga Fiorentina, do të doja shumë të shkoja te Manchester United sepse nga tre ekipet më të mira në Evropë – United, Lazio dhe Barcelona – Manchesteri, sipas mendimit tim, është më i miri”.

Tani, me rikthimin e Fergusonit në stol për këtë ndeshje speciale, ai më në fund do të ketë mundësinë të punojë me Batistutën, edhe pse vetëm për një ndeshje miqësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat