Egnatia ka triumfuar përballë Partizanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superiores.
Supersfida e zhvilluar në “Arena Egnatia”, ka përfunduar me rezultatin 2-0 në favor të vendasve.
Golat për kampionët në fuqi u shënuan nga Regi Lushkja në minutën e 5-të dhe Eljon Sota në të 61-tën.
Gjithashtu, Egnatias iu anullua një gol i Ëotlai, për pozicion të parregullt.
Me këtë triumf, rrogozhinasit “blindojnë” vendin e parë dhe shkojnë në kuotën e 48 pikëve. Në krahun tjetër, me 40 pikë, Partizani zbret në vendin e katërt në tabelën e renditjes.