Vora dhe Flamurtari marrin fitore

Futboll

Vora dhe Flamurtari marrin fitore

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Kanë përfunduar 3 ndeshjet e sotme të vlefshme për javën e 23 të Kategorisë së Parë.

Në këto sfida që u zhvilluan sot, u shënuan 5 gola.

Vora ia doli që të triumfonte me rezultatin 2-0 përballë Erzenit, ndërsa me të njëjtin rezultati fitoi edhe Flamurtari kundër Valbonës.

Në ndeshjen tjetër, Lushnja mori fitore minimale 1-0 ndaj Kastriotit.

Vora vazhdon që të jetë kryesuese e tabelës së renditjes me 57 pikë, 2 më shumë se Flamurtari i vendit të dytë. Në krahun tjetër, Erzeni mbetet në vendin e fundit dhe Valbona në të parafundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat