Trajneri i Egnatias Edlir Tetova ka folur në RTSH për fitoren me Partizanin. Tekniku i rrogopzhinasve shprehet i kënaqur për dominin ndaj “Demave” dhe suksesin 2-0 në shtëpi.
“Faleminderit.
Mendoj që është një ecuri e mirë që nga fillimi i janarit. Janë 6 fitre një ogur i mirë. Po punojmë mirë.
Patëm disa cedime pastaj e dominuam pjesën e dytë. Patjetër jam i kënaqur.
Një ndeshje lojtari e nxjerr. Ti e di Ardi. Isha i shqetësuar për Sotën.
Dylis ishte i dëmtuar por e kaloi këtë moment edhe pse rrezikoi sot.
Dajsinani ka meritat e veta. Isha shtysa numër 1 për të patur Dajsinain në ekip. Që nga ikja e Alenit ishim në tratativa. Jo se Dobjani po bënte keq, por duhej pak më shumë kualitet nga çfarë kishim.
Ka pas ndeshje pas ndeshje. Premio vazhdon pas çdo ndeshje. Guindo është jashtë, Fernadno na ndihmi me disa minuta, Kasa është prapë jashtë. Ferndando është jashtë sërish. Shpejtësia e veprimit duhet të jetë e konfiguruar”, u shpreh Tetova.