Egnatia ka triumfuar përballë Partizanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Supersfida e zhvilluar në “Arena Egnatia”, ka përfunduar me rezultatin 2-0 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Partizanit, Aleksandar Veselinoviq.
“Para së gjithash përgëzoj Egnatian për fitoren e merituar, sot kanë qenë më mirë. Mund të jem i kënaqur për pjesën e parë. Mendoj që kemi qenë kompaktë. Kemi humbur dy raste domethënëse me Mehmetin dhe Bintsoukan. Kemi bërë gabim në 5 minutat e para dhe ato shënuan.
Nuk jemi ç’ekuilibruar dhe jam i kënaqur me pjesën e parë. Në të dytën Egnatia ka qenë më cilësore. Goli i dytë është krejtësisht faji ynë. Ata që kanë luajtur sot kanë qenë lojtarët më të mirë të Partizanit, të flasim vetëm për ato që kanë qenë në fushë. I falenderoj tifozët për përkrahjen.
Nuk dua të flas me emra, por zëvendësimet bëhet në raport me atë që ndodh në fushë dhe gjendjen e futbollistëve. Duke marrë parasysh të gjitha gjërat që kanë ndodhur me lojtarët gjatë stërvitjes.
Prandaj është e ndërlikuar për diskutim. Por Egnatia ka qenë më cilësore se ne sot. Pas 2 muajsh e gjysmë Kote kthehet në fushë.
Si rezultat i dëmtimit të Atanaskoskit po kthehet avash dhe sot mori 15 minuta. Jam i kënaqur që në fund kishte minuta edhe për të riun Jata. Kemi orar të ngjeshur dhe mundohemi që gjatë ndeshjeve, lojtarët të kapin formën. Normalisht që kemi 20 futbollistë dhe ato që kanë luajtur ndeshjet e kaluara, kanë qenë më të gatshëm dhe të përgjigjur në atë ndeshje.
Humbja e parë me ekipet e Final 4 për ju si trajner? Tani është situata që nuk dimë nëse gota është gjysmë e mbushur apo bosh. Janë situata normale në futboll. Pas 5 muajsh e gjysmë që ne punojmë këtu, është humbja e dytë. Nuk besoj që në ligat më kompetitive ka ekip që në 5 muaj e gjysmë, ka dy humbje. Çdo ndeshje ka diskutimin e vet, vazhdojmë tutje”, është shprehur Veselinoviq.