Bylis dhe Elbasani u ndalën në barazim me shifrat 1-1 ditën e sotme në Superiore.
Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviq doli në prononcim për mediat në përfundimin e këtij takimi.
“Ballshi ishte më agresiv në pjesën e dytë, por ne ishim gati të shënonim golin e dytë.
Në pjesën e parë ishim mirë, për mendimin tim u larguam shumë nga momentet taktike. Bylisi ishte më mirë në administimin e topit, ne humbëm raste për gola, por edhe ata kanë humbur dy raste shumë të mira.
Ne ishim me një formacion më ofensiv dhe gati të shënonim gol. Kërkuam që në fillim të fitonim ndeshjen, në 10 minutat e fundit ishim duke menduar vetëm të fitonim takimin. Nga fillimi ne kërkuam të fitonim, shënuam një gol të bukur, fusha e Ballshit është e vështirë. Me një pikë nuk mund të them se jam i kënaqur, por jam i mrërzitur sepse mund ta fitonim ndeshjen.”, tha Gvozdenoviq.