Carlo Ancelotti zbulon destinacionin e ri

Futboll

Carlo Ancelotti zbulon destinacionin e ri

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 16:30
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti do të largohet në fund të sezonit nga Real Madrid-i, por nuk do të qëndrojë pushim. Italiani nuk e ka përjashtuar mundësinë të marrë drejtimin e ndonjë klubi arab duke folur me superlativa për rritjen e nivelit të futbollit në Arabinë Saudite dhe ndikimin e saj në klubet evropiane.

“Situata e Arabisë Saudite në futboll nuk duhet të jetë befasi për njerëzit.

Ata janë duke pritur Kupën e Botës 2034 dhe janë në një moment konkurrues, megjithëse më pak se Evropa, por niveli aty është rritur shumë”, tha Ancelotti.

I pyetur për mundësinë për të marrë drejtimin e ndonjë klubi arab, trajneri italian nuk e përjashtoi këtë gjë. “Pse jo? Nëse dua të qëndroj në futboll, pse jo?”, tha Ancelotti.

Për teknikun italian ka interes edhe nga Serie A, Roma e sheh Ancelottin si trajnerin e duhur për sezonin e ardhshëm, pasi Claudio Ranieri do të largohet në fund të sezonit aktual.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat