Julian Alvarez është emri që jehon më shumë në zyrat e Manchester United.
Sulmuesi i Atlético Madrid ka dëshmuar se është një futbollist që ndryshon lojën dhe klubi anglez është i gatshëm të bëjë gjithçka për të siguruar shërbimet e tij. Me një ofertë prej 150 milionë eurosh në tavolinë, “Djajtë e Kuq” kërkojnë të forcojnë sulmin me një golashënues të besueshëm dhe argjentinasi përshtatet në mënyrë të përkryer me profilin që u nevojitet.
Argjentinasi mbërriti te “Colchonero-s” për 75 milionë euro tek Atletico dhe është kundërpërgjigjur me paraqitje të shkëlqyera.
Në sezonin aktual ai ka shënuar 17 gola në 36 ndeshje, shifra që kanë tërhequr vëmendjen e top klubeve evropiane.
Lëvizshmëria e tij, inteligjenca para portës dhe aftësia për të krijuar rrezik e kanë vendosur atë si një lojtar kyç në ekipin e Simeones.
Atletico Madrid, i vetëdijshëm për vlerën e argjentinasit, e gjen veten në një udhëkryq. Nga njëra anë, shitja e tij do të sillte një nxitje të konsiderueshme ekonomike për të përforcuar disa pozicione në skuadër. Megjithatë, humbja e një lojtarit të kalibrit të tij mund të dobësojë strukturën sulmuese të ekipit. Vendimi nuk do të jetë i lehtë, por me një ofertë kaq të lartë, gjasat që Alvarez të largohet gjatë verës janë të mëdha.
Manchester United e sheh sulmuesin argjentinas si yllin që i nevojitet për të udhëhequr projektin e tyre të ri. Presioni financiar dhe sportiv mund të jetë vendimtar që Atletico të pranojë propozimin.