Bylis dhe Elbasani u ndalën në barazim me shifrat 1-1 ditën e sotme në Superiore.
Trajneri i Bylisit, Gentian Mezani doli në prononcim për mediat në përfundimin e këtij takimi.
“Kemi humbur mesfushën në pjesën e parë pasi patëm ekuilibra të këqija. Në pjesën e dytë ndryshuam skemë dhe ishim më në ekuilibër, e dyta ishte një pjesë më e mirë pasi mund të shënonim dhe golin e dytë dhe të fitonim ndeshjen.
Unë nuk merrem me arbirtimin, por dy ditë në ambientin e klubit janë të mërzitur nga kjo pjesë.
Djemtë gabuan jashtëzakonisht shumë në pjesën e parë, por ishin entuziastë ndoshta nga ardhja e trajnerit të ri.
Njëri nga mesfushorët e qendrës dilte shumë anash nga pozicioni i tij, krijoi një disekuilibër.
Kam kërkuar në pushimin e ndeshjes vetëm qetësi te djemtë sepse e pashë që ishin pak të tensionuar. Në pjesën e dytë ne kapëm mesin e fushës dhe morëm superioritet ndaj kundërshtarit. Filluam të ishim më të rrezikshëm, kemi shumë punë përpara sepse shikoj dsa gjëra që duhen përmirësuar.
Kemi një objektiv që është i vështirë, por jo i pamundur. Të them të drejtën nuk e kam ndjekur shumë ndeshje Bylisin. Mora këtë detyrë sepse pashë një skuadër që ka forcë, jemi në një situatë jo të mirë sepse skuadrat janë shumë afër me pikë me njëra-tjetrën.”, u shpreh Mezani.