Ndaj Fejnordit ai ra në sy vetëm për pamjen e tij ekstravagante, edhe sepse në fushë nuk tregoi asgjë të veçantë.
Por në realitet Teo Hernandez është prej disa kohësh, ndoshta që nga mesi i sezonit të kaluar, kur filloi të ishte i hutuar, ose më keq akoma, i pa interesuar.
Me kontratën që skadon në vitin 2026, është folur shumë gjatë muajve të fundit për një rinovim të mundshëm për francezin, por “La Gazzetta dello Sport” shkruan se një skenar i tillë aktualisht është gjithnjë e më i largët.
Në fakt, në fund të këtij sezoni, rrugët mes Teo Hernandez dhe Milanit mund të ndahen edhe pas 6 vitesh nëse lojtari nuk reagon me paraqitje si ato që bënë të mendohej se ishte më i miri në rolin e tij. Me paraqitje si ato të deritanishme, edhe blerësit rrezikojnë të jenë të paktë siç mund të jenë edhe milionat e fituar nga shitja e tij.