Skuadra e Prishtinës në 45 minutat e parë është në epërsi me rezultat 2:0 ndaj Dritës.
Ky është derbi i javës së 20-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Vendasit shënuan dy gola përmes futbollistëve Leotrim Kryeziu në minutën e 25-të dhe Diar Halili (36”).
Kryeziu humbi edhe penallti në minutën e dhjetë.
Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më atraktive.