Real Madridi barazon, rrezikon vendin e parë

Futboll

Real Madridi barazon, rrezikon vendin e parë

Nga: K. G. Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 18:11
Pamje nga ndeshja

Real Madridi ka barazuar në udhëtim, me rezultat 1:1 me Osasunën, në takimin e javës së 24-të të Kampionatit të Spanjës. 

Një barazim që ia rrezikon kreun e tabelës nga Atletico Madridi dhe Barcelona. 

Nga minuta e 39-të Reali mbetet pa një futbollist. 

Një episod i çuditshëm ka ndodhur në minutën e 39-të, ku Jude Bellingham u ndëshkua me karton të kuq për ankesa ndaj arbitrit kryesor dhe ky i fundit nuk e fali duke e nxjerrë direkt nga fusha.

Kylian Mbappe shënoi në minutën e 15-të për epërsinë e Realit. 

Budimir në minutën e 58-të ka barazuar rezultatin 1:1.

Real Madridi kryeson me 51 pikë, i ndjekur nga Atletico me 49, Barcelona 48 sosh por këto dy të fundit kanë nga një ndeshje më pak.

Osasuna është në vend të shtatë me 32 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat