Lufta për një vend në elitën e futbollit maqedonas po ashpërsohet gjithnjë e më shumë.
Bregallnica humbi pikë të reja të rëndësishme duke barazuar pa gola në ndeshjen e saj si mysafir në Prilep kundër Pobedës.
Bashkimi i Kumanovës nuk e shfrytëzoi gabimin ne tyre, i cili mund të zinte vendin e dytë në tabelë, por barazoi 1:1 ndaj Borecit.
Fitore minimale ka arritur edhe Arsimi i Çegranit ndaj Bellasicës (0:1).
Makedonija GP kryeson me 41 pikë, pasojnë Bregallnica 34, Bashkimi 33, Arsimi 32 pikë etj.
Rezultatet e ligës së dytë – java e 16-të
Bashkimi – Boreci 1:1
Ohri – Maqedoni GP 0:1
Pobeda – Bregallnica 0:0
Bellasica – Arsimi 0:1
Vardari N. – Osogovo 1:0
Kamenica Sasa – Kozhufi 1:1
Vardarski – Skopje 0:3
Novaci – Detonit Plaçkovica 0:0