Barcelona mund të transferojë super yllin e Premier Leagues

Futboll

Barcelona mund të transferojë super yllin e Premier Leagues

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 18:32
Robert Lewandowski

Tashmë nuk është më sekret që Barcelona po planifikon të bëjë një goditje të madhe në sulm me idenë për të zëvendësuar në mënyrë ideale Robert Lewandowskin.

Edhe pse polaku po përjeton një super formë këtë sezon, mosha e tij nuk e favorizon dhe katalanasit po punojnë deri tani për të sjellë një sulmues të kalibrit botëror.

Diario AS raporton se katalanasit kanë një ëndërr të vjetër për sulmin, që quhet Alexander Isak. Barcelona donte ta transferonte suedezin që kur ishte te Real Sociedad, por çmimi i vendosur nga ekipi spanjoll 70 milionë euro ishte shumë për katalanasit në atë kohë.

Newcastle nuk e mendoi dy herë dhe pagoi shifrën e kërkuar nga Sociedad, ndërsa sot “Qymyrxhinjtë” i kanë vendosur Isak një klauzolë largimi 150 milionë euro.

Edhe pse Barcelona më në fund i është kthyer rregullit 1:1 të La Liga-s, kjo gjë ende nuk i jep atyre mundësinë që të shpenzojnë një shumë të madhe parash për Isak këtë verë.

Megjithatë, Diario AS shton se një lëvizje e Isak drejt Barcelonës mund të jetë një mundësi reale vetëm në rast se Leëandoëski largohet nga klubi në fund të sezonit, diçka që duket e vështirë për këtë verë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat