Dramë në kryeqytet, Drita barazon me Prishtinën

Futboll

Dramë në kryeqytet, Drita barazon me Prishtinën

Nga: K. Goca Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 18:57
Prishtina

Prishtina ndali vetëm një pikë domethënëse në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kryeqytetasit barazuan me rezultat 3:3 ndaj liderit të kampionatit, Dritës së Gjilani. 

Dramë deri në sekondat e fundit por Drita nuk ia doli të kthehet me pikë nga Prishtina. 

Skuadra e Prishtinës në 45 minutat e parë ishte në epërsi me rezultat 2:0 ndaj Dritës, me golat që shënuan përmes futbollistëve Leotrim

Kryeziu në minutën e 25-të dhe Diar Halili (36”). 

Kryeziu humbi edhe penallti në minutën e dhjetë. 

Pjesa dytë solli edhe 4 gola tjerë.

 

Besnik Krasniqi shënoi nga penalltia për 2:1, duke ndezur edhe më shuam derbin.

Mirëpo, Drilon Ismali shënoi në minutën e e 75-të, për ta çuar rezultatin në 3:1.

Albert Dabiqaj filloi rikthimin për mysafirët, me golin e shënuar vetëm dy minuta më vonë për 3:2.

Kryeqytetasit menduan se po e fitonin derbin, por Drita ia doli të realizonte për 3:3 në minutën e 90+5-të me anë të Rron Brojës.

Pas javës së 20-të në Kampionatin e Kosovës Drita udhëheq kreun me 44 pikë e Prishtina ngritet në pozitën e katërt me 29 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat