Skuadra e Besiktasit ka shënuar golin e dytë ndaj Trabzonsporit në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Superligën e Turqisë.
Golin për 2:1 e shënoi sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.
Rashica shënoi në minutën e 65’të për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Ylli kosovar u ndihmua nga lojtari i Trabzonit, Batagov që topi të shkonte në rrjetë.
Kujtojmë që nëse goli i konfirmohet lojtarit kosovar, atëherë do shkonte në kuotën e dy shënimeve këtë sezon në Superligën e Turqisë.