Brdariç i pakënaqur: Humbëm dy pikë sot ndaj Dinamos

Futboll

Brdariç i pakënaqur: Humbëm dy pikë sot ndaj Dinamos

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 19:06
Thomas Brdariç - majtas

Dinamo dhe Vllaznia u ndalën në barazim pa gola në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superiores.

Në përfundimin e takimit, trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç doli në prononcim për mediat.

“Ne erdhëm këtu për të fituar ndeshjen. Në ndeshjet e fundit kemi ndërtuar besim, këtë pashë në pjesën e parë. Në pjesë të parë humbëm 2 pikë, në pjesë të dytë fituam 1 pikë.

Kjo është ndeshje e barabartë, nuk pashë shanse të mëdha nga Dinamo. Kemi bërë mbrojtje të mirë. Shansi i Mensah, nëse ke një situatë të tillë duhet të shënosh, por ai do ta mësojë këtë.

Kemi pasur probleme para fillimit të ndeshjes me Deliun dhe Çobën, që nuk kanë udhëtuar me skuadrën. Dhe Kahrimanoviç ka dëmtim, provuam ta kompesojmë me Malën në qendër dhe i dhamë mundësinë Grudës. Krijuam mundësi në pjesën e parë, nuk ishim të zgjuar të shënonim kur ishte Dinamo me 1 lojtar më pak. Nuk e di arbitri a duhet të jepte karton tjetër të kuq.

Dhe herë të tjera kur kemi marrë këtë përgjigje që nuk diskutohet. Normal që nëse shkon te VAR, jep kartonin në 99% të rasteve. Dhe në ndeshjen e parë, Dinamo duhet të dilte me karton të kuq. Si shkoi loja 1 pikë nuk është shumë keq.", u shpreh Brdariç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat