Ilir Daja i pakënaqur me gjykimin: Spektaklin sot e prishi arbitri

Futboll

Ilir Daja i pakënaqur me gjykimin: Spektaklin sot e prishi arbitri

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 19:08
Ilir Daja

Trajneri Ilir Daja ka dhënë përshtypjet e para pas takimit të luajtur në Elbasan. Tekniku i dinamovitëve u shpreh pas barazimit 0-0 ndaj Vllaznisë tejmase i pakënaqur me arbitrin e sfidës që e cilëson zgjedhje të gabuar për rëndësinë e sfidës..

“Nuk besoj është ndeshja e 5-të. Ok.

Kemi patur problemet tona. Sigurisht që kemi patur një kontigjenmt që e kemi përballuar goxha mirë kampionatin. Nuk mund të përformosh po nuk pate të gjithë lojtarët.

Janë 2 ekipe që luajnë hapur. Vllaznia është ekipi me më shumë gola , ne jemi të dytët. Këtë spektakël sot e prishi arbitri.

Ishte një arbitër që nuk e di pse duhet të mbajë një nga 2 ndeshjet më të rëndësishme të ditës së sotme. Dy ishin më të bukurat sot, takimi ynë dhe i Partizanit. Të japësh një karton të kuq të atillë, nuk e kuptoj domethënë.

Të fillosh me këtë lloj starti një dneshje të tillë. Edhe kur u barazua numri i lojtarëve, ne kishim harxhuar gjithë ato energji për të mbajtur Vllazninë. Jua jap çdo gjë me video me fakte. Të fillosh në minutë të 20-të me karton një sfidë të tillë, nuk mundesh.

Ka 4 ose 5 muaj që nuk e kam parë Krymin të arbitrojë një ndeshje kaq të rëndësishme.

Dejvi u hodh në lojë po nuk ishte i gatshëm 100 përqind. Sakrifikoi. Na duheshin sulmues, lojtar goli. Spostuam Bregun  në këtë rol, edhe pse e nisi si anësor. Në momentin që dolëm superior të shfrytëzonim duelet 1 vs 1.

Do sforcohemi me këta lojtarë që kemi deri në verë. Presidenca ka rënë dakord me ne dhe më pas do të shohim.

Me Lorrain duhet të kishim shkuar. Jo me Bregun, pasi ai ka qenë me virozë stinore. Lorraine të shkonte në fundore e të mbështetej nga Qefalija”, u shpreh Daja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat