Ardit Krymi shpallet lojtari i ndeshjes

Futboll

Ardit Krymi shpallet lojtari i ndeshjes

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 19:09
Ardit Krymi

Dinamo dhe Vllaznia u ndalën në barazim pa gola në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Superiores.

Lojtari i ndeshjes që u zgjodh Ardit Krymi doli në fund të takimit në prononcim për mediat.

“Më bëhet qejfi për djemtë për mënyrën sesi arriti loja. Ekipi ka ardhur duke u rritur nga java në javë dhe më gëzon kjo gjë. Kundërshtari më i fortë mund të jetë Egnatia, e cila na mundi në Shkodër.

Përderisa janë dhe në vendin e parë, por nuk janë mbrapa Dinamo dhe Partizani.

Po jam maksimumin tim, për nevojat e ekipit do të luaja kudo. Për Vllazninë do të luaja edhe në portë. Pozicioni im natyral ëhstë numër 6-sh përpara mbrojtjes, por nëse lind nevoja për ekipin do të luaja kudo.”, u shpreh Krymi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat