Mesfushori i Kombëtare së Anglisë, Jude Bellingham e “la” skuadrën e tij në lloç në ndeshjen ndaj Osasunas që u mbyll me shifrat e barabarta 1:1.
Bellingham u ndëshkua me karton të kuq direkt nga gjyqtari, pasi sipas tij lojtari anglez e ofendoi rëndë.
Megjithatë, Bellingham thotë se nuk ka fyer gjyqtarin dhe këtë s’do e bënte asnjëherë.
“Kurrë nuk e kam fyer gjyqtarin. Më vjen mirë që është video për ta kuptuar realitetin.
“Jam këtu për t’i kërkuar falje bashkëlojtarëve të mi, pasi i vendosa në një situatë të vështirë sot”, u shpreh Bellingham
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet se Bellingham nuk i ka thënë Fu** You gjyqtarit, por Fu** Off.