Fermin Lopez i bindur se Barça do të shkojë në finale të Ligës së Kampionëve

Futboll

Fermin Lopez i bindur se Barça do të shkojë në finale të Ligës së Kampionëve

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 22:33
Fermin Lopez

Barcelona ka pasur një sezon të fortë deri më tani dhe pavarësisht se nuk është një titullar i rregullt, Fermin Lopez ka kontribuar pozitivisht. Ai ka pesë gola të realizuar dhe po aq asistime në të gjitha garat.

Për standardet e Fermin, ai nuk ka pasur në veçanti një sezon të madh, por shpreson që të ketë disa muaj të fortë në vazhdim. 

Në një intervistë për të përditshmen katalanase Sport, Fermin ka reflektuar për sezonin e tij deri më tani. 

“Është e vërtetë që gjithmonë e kam pasur atë aftësi për të hyrë brenda zonës dhe për të finalizuar aksionin”. 

“Në pjesën e parë të sezonit gjërat nuk shkuan aq mirë për mua, por tani kam më shumë besim, trajneri po më jep më shumë mundësi dhe unë po përpiqem ta ndihmojë ekipin”. 

“Pjesa më e bukur dhe gjithashtu pjesa më e vështirë e sezonit po vjen. Ne jemi në një dinamikë të mirë dhe po punojmë mirë. Ne jemi të përgatitur për atë që po vjen”. 

Fermin, i cili raportohet se ka refuzuar largimin nga Katalonia, u pyet gjithashtu edhe për Ligën e Kampionëve. 

Ai reflektoi mbi suksesin e fundit të Barcelonës në këtë garë në vitin 2015, dhe 10 vite më vonë, ai pret që klubi të arrijë në finale”. 

“Unë isha në shtëpi. Isha vetëm 12-vjeçar, ishte një vit para se të arrija në klub dhe po e shikoja ndeshjen me prindërit dhe vëllaun tim”. 

“Ishte një moment shumë i mirë, në fund unë kam qenë një tifoz i Barcelonës që nga fëmijëria dhe ishte një natë e jashtëzakonshme”. 

“Këtë vit ne do të jemi në finale të Ligës së Kampionëve”, përfundoi mesfushori spanjoll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat